Në minutën që zbritni nga aeroplani do të ndjeheni sikur ju jeni kthyer pas në kohë . Do ndjeheni sikur jeni në vitin 1960 , nuk ka kartë krediti, nuk ka WiFi, dhe linjat e trafikut janë plot me konvertime të vjetra shumëngjyrëshe , vetëm radiot që janë nga viti 2019 dhe muzika e salsas dëgjohet gjithandej!Një vend që është aq i paprekur , është plot me kulturë, histori dhe jetë. Është me të vërtetë diçka që nuk do ta harroni kurrë! Kjo është arsyeja pse morëm iniciativën për të sjellë për ju këto këshilla, truqe dhe rregulla që duhet të dini para se të niseni në Kubë.

1. Aplikacionet që duhet të shkarkoni:

  • IMO – ky është aplikacioni i komunikimit për t’ju ndihmuar të lidheni me njerëz brenda Kubës ose me familjen në shtëpi. Sigurohu që tu tregosh familjes tënde dhe miqve për ta shkarkuar këtë aplikacion, në mënyrë që ata të mund të mbajnë kontakt me ju.
  • Maps.me – shkarkoni një hartë të Kubës. Kjo është si një hartë e Google për Kubën. Ju nuk duhet të jeni të lidhur me WiFi për ta përdorur atë. Do të funksionojë sapo të keni shkarkuar aplikacionin.

2. Konvertues tensioni

Nëse do udhëtoni me paisje elektronike ju këshillohet të keni me vete një konvertues për tensionin dhe kabëll adaptues.

3. Valuta

20 Pesos , valuta turistike

Në Kubë ekzistojnë dy monedha të ndryshme:CUP (Pesos) – Valuta e venditCUC – Valuta TuristikeKonvertimi Tip: $ 1USD- $ 1CUC / $ 1USD – $ 25.75 CUP.

Shkëmbeni paratë në qytet dhe vetëm një shumë të vogël në aeroport, pasi kursi i këmbimit në aeroport është shumë më i ulët.

JU LUTEM MOS HARRONI!Nuk mund të përdorni karta krediti, karta debiti në Kubë. Mund të paguani vetëm CASH!! Janë instaluar disa ATM, por që janë shumë të vështira për t’u gjetur.

4. Transporti

Marrja me qira e një makine në Kubë mund të jetë e shtrenjtë. Zakonisht, shkojnë nga $ 60-80 USD në ditë.Nuk e rekomandojmë përdorimin e autobusëve publikë, nëse nuk flisni spanjisht dhe / ose nëse nuk dini stacionet e autobusëve. Udhëtimi me to është pak konfuz dhe jo shumë i sigurtë për turistët.Taxi: (për të lëvizur në Havana)Mos hyni në taksitë e qeverisë (të verdhë),janë shumë të shtrenjta. Përdorni taksitë e tjera.

5. WIFI

Ju mund të hyni në WiFi vetëm nga parqet, ata janë më të lirë por nuk janë shumë të mira . Do të vini re shumë vendas të ulur në parqe në telefonin e tyre. Ky është i vetmi vend ku mund të aksesohet në WiFi.

6. Uji

Konsumoni vetëm ujë në shishe pasi uji në Kubë nuk është i pishëm.

7. Siguria

Kuba është një nga vendet më të sigurta që mund të udhëtoni ndonjëherë por ju sugjerojmë për të mos dalë pa para (cash) gjatë kohës që po vizitoni. Nuk do të jetë e lehtë për të marrë para të transferuara. Nuk ju lejohet të paguani me Debit ose Kartat e Kreditit. Makinat ATM nuk janë aq të zakonshme.

Nëse ju pëlqen ajo që lexoni , ndajeni me miqtë tuaj !


La Habana , Cuba