Të udhëtosh është si të hash një çokollatë; na bën të qeshur, aktivë, të hapur për të përqafuar gjithë gjërat e bukura që mund të ofrojë bota, dhe kjo nuk është vetëm një përshtypje. Për të treguar se të udhëtuarit është një çelës për të hyrë në shtëpinë e lumturisë, ka ndërhyrë edhe shkenca…Ka nga ata që udhëtojnë shpesh sepse e kanë të shkruar në ADN
. Sipas një studimi të fundit, dëshira për të udhëtuar është e lidhur me kuriozitetin dhe rregullon nivelin e dopaminës në tru, duke e bërë kështu njeriun më entuziast sa herë që shkon në një udhëtim.Sipas studiuesve, këtë tipar në botë e kanë 2 në 20 njerëz. Shikoni ca arsye të tjera pse duhet të udhëtoni:

1. Kush udhëton është më krijues

Nuk ka rëndësi destinacioni, vlen vetëm qëllimi i udhëtimit. Të jesh në kontakt me banorët e një vendi të huaj, të njohësh kulturën, zakonet e tyre, vë në lëvizje atë që shkencëtarët e quajnë ‘fleksibiliteti njohës’ .

2. Kush udhëton ka më shumë besim

Sa më shumë vende të vizitosh e sa më shumë njerëz të njohësh, bindesh se në botë, nuk janë të gjithë të këqij, ka njerëz të mirë për të zbuluar, prandaj udhëtimi ndihmon.

3. Kush udhëton është më i zoti të zgjidhë problemet

Studimet kanë treguar se studentët që jetojnë larg vendeve të tyre janë më të zotët në zgjidhjen e problemeve, sepse e dinë që një pikëpyetje mund të ketë më shumë se një përgjigje, falë përvojave të ndryshme që kanë parë e jetuar.

4. Kush udhëton është më produktiv në punë

Vendet që kanë më shumë ditë pushimi zyrtare, janë më produktivë.

5. Udhëtimet të zgjasin jetën

Udhëtimet ngadalësojnë perceptimin që kemi mbi kohën. Pra, e bën një ditë të duket më e gjatë, dhe nga udhëtimi në udhëtim është si një eliksir që zgjat jetën.

6. Na bën të dukemi më interesantë

Pas hobit, argumenti i dytë që përmendet gjatë takimeve të para, janë udhëtimet. Kështu që udhëtimi është mënyrë e mirë edhe për të qenë në lartësinë e duhur gjatë bisedave.

7. Edhe vetëm ideja e nisjes ngacmon humorin e mirë

Dëshmi të tëra të mbledhura nga studiues, tregojnë se qoftë faza organizative, diskutimet e para apo edhe vetëm ideja e ikjes, na bën më të lumtur.

8. Udhëtimet ndihmojnë edhe karrierën

Kush përfiton nga pushimet e gjata të festave ka 6.5 % më shumë mundësi për të përparuar në karrierë, krahasuar me atë që ka ndenjur në shtëpi apo zyrë.